Studiuesit mund t’ju identifikojnë përmes valëve të trurit tuaj me 100% saktësi

Ata përdorin një kompjuter dhe kufje ektrofalogram për të analizuar personalitetin tuaj.

Lifestyle

29/06/2018 11:13

Kështu, janë në gjendje që t’ju identifikojnë përmes valëve të trurit tuaj me 100% saktësi, transmeton lajmi.net

Studiuesit kanë regjistruar aktivitetin e trurit të 50 njerëzve derisa i kanë parë 500 imazhe të ndryshme.

Në secilin imazh përgjigja e trurit ka qenë unike, me ç’rast është xhiruar në elektrofalogram.

Imazhet përfshinin pica, anije, fjalë të ndryshme. Secili reagim ndryshe i këtyre njerëzve është kapur saktë nga elektrofalogrami dhe më pas të gjitha reagimet e trurit në këto raste janë printuar, për t’u përdorur në situata të sigurisë së lartë.

Më herët nga 32 njerëz të testuar, vetëm njëri prej tyre pati saktësi të imazheve përmes mjetit xhirues 97%, ndërsa tash është plotësisht e sigurt që mund të printoni të dhënat që përçon truri juaj përmes vrojtimit të imazheve. /Lajmi.net/