Studiuesit: Lakrat dhe brokoli luftojnë kancerin!

Së fundmi, shkencëtarët thonë se kanë zbuluar disa perime, si: lakra, brokoli dhe kale, të cilat mund të zvogëlojnë rrezikun e kancerit të zorrës së trashë.

Lifestyle

16/08/2018 12:08

Këto perime janë aq të mira për zorrët, sa për këtë nuk ka më dyshime. Ja pse lakrat janë të mira dhe pse parandalojnë kancerin.

Ekipi i Institutit ‘Francis Crick’, zbuloi se, kimikatet kundër kancerit janë prodhuar, pasi perimet janë tretur. Ndërkohë edhe hulumtuesit e kancerit në Mbretërinë e Bashkuar, kanë shpjeguar se ka shumë arsye se, pse duhet të hamë sa më shumë perime.

Ashtu si lëkura, edhe sipërfaqja e zorrëve rinovohet vazhdimisht, dhe për këtë janë të nevojshme edhe perimet.  Procesi i rinovimit zgjat 4-5 ditë dhe lakrat ndihmojnë shumë. Për ripërtëritjen e zorrës së trashë duhet bërë shumë kujdes, pasi nëse ju kequshqeheni, zorra juaj mund të preket nga kanceri ose të infektohet, shkruan dritare.net

Ju duhet të siguroheni që, të mos e kaloni masën e ngrënies së këtyre ushqimeve. Pavarësisht se, ato janë të pasura me fibra, vitamina etj, përsëri në disa raste edhe dëmtojnë.

Studiuesit shprehen se, nuk janë vetëm fibrat e përfshira te lakrat apo brokolit, që parandalojnë kancerin, por gjithashtu edhe molekulat e gjetura në këto perime.