Studiuesit kanë identifikuar gjashtë fjalë që do të ndihmojnë në shpëtimin e jetës

Vetëvrasja nuk është e lehtë për t’u parandaluar. Në fakt, luftën kundër vetëvrasjes po e shpalosim tani para jush.

Lifestyle

17/12/2017 15:12

Ky artikull nuk ka për qëllim të jetë i errët apo i zymtë, por është e kundërta.

Një studim i vitit 2017 ofron shpresa për individët që marrin pjesë në vendimin për t’i dhënë fund jetës së tyre.

Ndihma mund të jetë në formën e një praktikuesi të shëndetit mendor, si dhe gjashtë fjalë të thjeshta.

‘Më ndihmo që të të ndihmoj’

Është praktikë e zakonshme që një mjek të kërkojë nga pacienti përgjigje nëse ka pasur mendime për vetëvrasjen, por sipas një studimi të vitit  2003, nuk ka një mënyrë të duhur për të ndërhyrë ashtu që pacienti të përgjigjet përfundimisht me ‘po.’

80% e pacientëve që kanë kryer vetëvrasje kanë mohuar të kenë pasur mendime vetëvrasëse në kontaktin e tyre të fundit me profesionist të shëndetit mendor. Mënyra e parë për t’i ndihmuar këta individë është të përmirësojmë aftësinë tona për të vlerësuar rrezikun.

80% e pacientëve që kanë kryer vetëvrasje kanë mohuar të kenë pasur mendime vetëvrasëse në kontaktin e tyre të fundit me profesionist të shëndetit mendor. Mënyra e parë për t’i ndihmuar këta individë është të përmirësojmë aftësinë tona për të vlerësuar rrezikun.

Një studim I vitit 2017 I botuar në ‘Nature Human Behaviour’ ofron për zgjidhjen e shpëtimit të jetës për mohimin verbal të idesë së vetëvrasjes tek pacientët.

Hulumtuesit kanë marrë vullnetarë për t’u bërë skanim të trurit dhe u kërkuan atyre që të marrin në considerate secilën prej 30 fjalëve pozitive, negative dhe neutral, njëra pas tjetrit, derisa aktiviteti I trurit u analizua. Me këtë metodë, studiuesit ishin në gjendje të identifikonin individë vetëvrasës me saktësi 91%, duke përdorur përgjigjet e trurit të tyre në gjashtë fjalë: vdekja, mizoria, telashet, lumturia, mirëdashja dhe lavdërimi.

Në studim, kishte 17 subjekte kontrolli dhe 17 pjesëmarrës të cilët pranuan se kishin pasur mendime për vetëvrasje. Për vullnetarët që kishin menduar për vetëvrasje, fjalët si vdekje dhe mizoria e aktivizuan zonën e majtë, raporton curiosity, transmeton humanheyday.com

Duke përdorur një algoritëm nga makinat teknologjike, hulumtuesit identifikuan saktë se 15 nga 17 prej tyre kishin mendime për vetëvrasje.

Ky hulumtim ofron shpresë të madhe, mirëpo nuk është perfekt. Përdorimi I pajisjeve të mëdha, të rënda, të shtrejta, siç është fMRls, nuk është saktësisht diskret ose praktik, për një.

‘Do të ishte mire të shihnim nëse mund ta bënim këtë duke përdorur EEG,nëse ne mund të vlerësonim ndryshimet e mendimeve me EEK,’ tha dr. Marcel Just, autori kryesor I studimit. ‘Do të ishte shumë më e lire , më e përdorur gjerësisht.’

Leximi i mendjes së fMRI-së nuk është aspak i përsosur. ‘Nëse dikush nuk dëshiron që të tjerët të dine se çfarë po mendojnë, ata me siguri mund ta bllokojnë këtë metodë, ata nuk mund të bashkëpunojnë, ‘ theksoi Just.

‘Unë nuk mendoj se ne kemi një mënyrë për të marrë mendimet e njerëzve kundër vullnetit të tyre.’

Vet fMRI ka edhe kritikët e saj. Gjithsesi, kontrollet e tilla vetëvrasëse janë një hap I madh në drejtim të shpëtimit të më shumë jetëve. /Lajmi.net/