Studiuesi amerikan paralajmëron luftën e tretë botërore

Studiuesi amerikan i shkencave politike, P. W. Singer, paralajmëron në librin e tij më të ri me titull “Ghost Fleet” (Flota e Fantazmave), se sa shpejt mund të shpërthente një luftë e re botërore dhe se si do të dukej ajo.

Bota

11/10/2015 18:12

Në mbarë botën po kërcënojnë konfliktet e hapura apo të fjetura. A mos vallë të gjitha këto janë mesazherë e parashkrues të luftës së tretë botërore?

Studiuesi amerikan i shkencave politike, P. W. Singer, paralajmëron në librin e tij më të ri me titull “Ghost Fleet” (Flota e Fantazmave), se sa shpejt mund të shpërthente një luftë e re botërore në vitin 2015 dhe se si do të dukej ajo. Singer është ekspert në fushën e nxitjes dhe realizimit të luftërave. Në një intervistë që ai dha së fundmi për gazetën britanike “The Telegraph”, studiuesi kontrovers rendit me këtë rast katër burime rreziku, siç i cilëson ai ato që mund ta çojnë botën drejt katastrofës:

  1. Fuqitë botërore do të konkurronin sërish për të vendosur hegjemoninë. Konflikte të thella ideologjike do të shpërthenin me forcë: do të shihnim rivalitet për zënien e pozicionit në krye të tabelës – Pole Position – në sferën ekonomike e politike botërore, garë të armatimeve dhe lidhje të ngrira diplomatike.

Të tilla përshkrime ndoshta tingëllojnë për shumëkënd si shumë familjare qysh në këtë fazë: bëhet fjalë për zona të nxehta tensioni, që arsyetonin dikur edhe Luftën e Ftohtë mes SHBA-së dhe ish-Bashkimit Sovjetik.

  1. Si shkaktar i kësaj situate do të mjaftonte edhe një shkëndijë e vogël – ndoshta edhe një incident rastësor e fare naiv.

Lufta 2Nuk do të ishte e para luftë, e cila do të shkaktohej nëpërmjet një ngjarjeje me domethënie politike ndërkombëtare relativisht të vogël. Për shembull: atentati i Sarajevës në vitin 1914, në të cilin u vranë mëtuesi i fronit perandorak austriak, duka Franc Ferdinand, dhe e shoqja.

Pasojë e aktit në fjalë ishte më pas edhe shpërthimi i Luftës së Parë, që u kushtoi jetën, sipas përllogaritjeve të mëvonshme, më shumë se 17 milionë njerëzve në mbarë botën.

Singer, sipas të dhënave e studimeve që ka realizuar, arrin të përfytyrojë se diçka e tillë mund të ndodhte edhe në vitin 2015: “Një ndër aeroplanët e shumtë luftarakë rusë, që përgjatë kohëve të fundit po shkelin kufijtë e NATO-s, mund të haste në një homolog të RAF-it britanik të tipit ‘Typhoon’ e të përplasej me të, duke shkaktuar një luftë ajrore të përmasave që bota nuk e ka njohur prej dekadash”.

  1. Ngritja e shpejtë e Kinës në rendin e superfuqive botërore, sipas tij, nuk do të vijë dot pa konflikte.

Në vetëm 30 vjet, vendi i madh aziatik e ka gjashtëfishuar pjesën që ai zë në tregjet botërore. Ekspertët vlerësojnë se Kina do ta tejkalojë SHBA-në, në rastin më të vonë, deri në vitin 2035, si fuqia e parë ekonomike botërore.

Lufta 3Ndryshimet e raporteve në pushtet mes fuqive botërore në këtë rend të madh, në historinë e njerëzimit nuk kanë kaluar kurrë pa fërkime, argumenton Singer.

Kjo lidhet me mendimin që ka shprehur edhe profesori i Harvardit, Graham Allison: “Allison ka zbuluar se 11 prej 15 këtyre rasteve qysh nga viti 1500, kanë përfunduar në një konflikt”.

  1. Në të njëjtën kohë, recesioni i Rusisë do të mund të shërbejë sipas tij, si një vatër e mirë konflikti.

Sipas një prognoze aktuale të Bankës Botërore, ekonomia ruse në vitet në vijim do të bjerë edhe më tej. Për momentin, kjo lidhet me sanksionet e Perëndimit, por në terma afatgjatë, në lojë do të hyjnë faktorë të tjerë, sikurse mund të ishin çmimet e ulëta të naftës dhe mungesa e investimeve: Ekspertët përllogarisin me një minus prej të paktën 3,8 për qind për këtë vit.

Lufta 4Me gjithë (ose për shkak) gjendjes së vështirë ekonomike të Rusisë, Putini do të bëhet gjithnjë e më shumë agresiv për të rivendosur në çdo kohë statusin e humbur të vendit të tij. Sa larg ai do të ecë me këtë mendim, deri më tani, sipas Singer, mbetet akoma e paqartë.

Dhe si do të dukej tek e fundit pra vetë lufta e tretë?

Sulmet kibernetike në të gjitha nivelet e fushat, do ta ndryshonin tërësisht mënyrën e zhvillimit të luftës.

Sulmet ruse mbi satelitët e NATO-s, sulmet kibernetike kineze mbi sistemet e transportit publik në Londër, sulmet amerikane mbi dronët ushtarakë rusë – të gjitha këto e të tjera, sipas studiuesit e politologut amerikan, Singer, do të kontribuonin për të qenë një pjesë e qenësishme e luftës së re botërore.