Studimi zbulon se beqaria të vret më shpejtë sesa obeziteti

Një studim tronditës zbuloi se beqaria mund të jetë më e rrezikshme sesa obeziteti.

Lifestyle

31/01/2019 18:45

Ne e kemi ditur gjithmonë se njerëzit janë kafshë shoqërore, por rezulton se prania e tjetrit është në të vërtetë vendimtare për ekzistencën tonë në shoqëri. Statistikat thonë se vetmia mund të rezultojë në një rritje prej 50% në shanset e vdekjes së hershme, e cila është shumë më e vogël se sa rreziku prej 30% që paraqet obezitet, transmeton lajmi.net.

Ka pasur shumë shembuj se si izolimi mund të krijojë probleme në individë. Në burgje, kur një kriminel sillet keq, ai vendoset në izolim si një taktikë për t’i disiplinuar ata. Gjithashtu është parë që kur foshnjat mbahen larg kontaktit njerëzor, ato mund të vdesin për shkak të mungesës së tij. Pra, kemi të dy shembuj: atë të një fëmije dhe një krimineli, që na mjafton të themi se izolimi është një çështje serioze dhe duhet të adresohet menjëherë.

Megjithatë, ajo vazhdon të rritet në këtë epokë të tanishme. Përkundër përparimeve teknologjike që me sa duket na lidhën më mirë dhe na sollën më pranë njëri tjetrit, vetmia duket se është rritur më tej. Në ShBA, shumë njerëz ndjehen të izoluar, pavarësisht se kanë shoqëri dhe familje. Rreth 70% e tyre besojnë se miqtë dhe familja e tyre do të shokoheshin nëse do të njoftoheshin me faktin se ata po ndjehen të izoluar.

Një studim i kohëve të fundit i bërë nga Granset zbuloi se rreth 75% e popullatës së vjetër në Britani të Madhe po vuajnë nga vetmia. Shumica as nuk flasin për këtë.

Shumë fragmente të tjera të studimeve në nivele kombëtare kanë dalë në sipërfaqe gjatë viteve që sugjerojnë se njerëzit që janë të vetmuar, do të kenë një mori problemesh shëndetësore, që vetëm i shtyn ata drejt vdekjes së hershme. /Lajmi.net/