Studimi: Ushtrimet fizike ndihmojnë në ruajtjen e shëndetit mendor

Studimi i fundit në Miami të Amerikës thotë se ushtrimet fizike ndihmojnë në ruajtjen e aftësive njohëse tek të moshuarit.

Fun

26/03/2016 00:36

Një studim i publikuar më herët ka treguar se ushtrimet fizike ndihmojnë në përqëndrim dhe orientim tek të moshuarit, përcjell lajmi.net

Por në studimin e fundit vjen edhe një tjetër e re, ushtrimet fizike parandalojnë plakjen e qelizave të trurit dhe aftësisë njohëse për 10 vite.

Në këtë studim morrën pjesë 876 të moshuar dhe për 12 vite në grupe të ndara i’u caktuan ushtrime, dhe rezultatet ishin mahnitëse.

Grupet të cilat kishin ushtruar më shumë, kishin ruajtur aftësitë njohëse dhe funksionet mendore më shumë se ata që kanë ushtruar më pak dhe ata që nuk kishin ushtruar fare.

Ky studim është edhe një argument i rradhës që tregon se shëndeti ka të bëjë më së shumti me aktivitetin fizik të njeriut./lajmi.net