Studimi thotë se shikimi i filmave pornografik ju bën të jeni më religjioz

Historikisht, pornografia dhe feja kishin vetëm kundërshtime dhe tensione të vazhdueshme, por tani një studim i fundit, ka nxerrur në pah krejt diçka tjetër.

Fun

14/05/2016 03:29

Një hulumtim i kryer së fundmi i botuar në në ‘Journal of Sex Research’ ka treguar se njerëzit që shikojnë filma pornografik më shumë se njëherë në javë janë më të predispozuar për të qenë më fetar, përcjell lajmi.net

Pothuajse të gjitha besimet fetare kanë pasur kundërshtime dhe ndalesa në lidhje me shikimin e filmave pornografik por hulumtuesit duke e vërejtur se shikimi i këtyre filmave është trend në rritje, kanë kryer këtë studim.

Hulumtimi është kryer në Universitetin e Oklahomës dhe ka përfshirë 1,314 të rritur duke përcjellur për 6 vite sa kanë shikuar porno dhe duke parë qasjen e tyre ndaj fesë.

“Gjetjet sugjerojnë se shikimi i pornografisë në disa dimensione fetare mund të sjellë rënie por në disa dimensione tjera ky fakt qon në stimulimin ndaj besimit”, tha autori i studimit Samuel Perry.

Me fjalë të tjera, sipas studiuesve, shikimi i pornografisë bën të jeni më religjioz për faktin se tek shumë njerëz krijon ndjenjën e fajit dhe të pendimit, për këtë arsye njerëzit drejtohen tek besimi fetar për ta larguar atë ndjenjë./lajmi.net