Studimi shkencor vërteton se çfarë zbret aftësinë riprodhuese

Ngritja e peshave të rënda në mënyrë të përsëritur mund të ndikojë në fertilitin e gruas, të paktën ky është përfundimi i një studimi botuar së fundmi në Occupational and Environmental Medicine.

Lifestyle

22/01/2019 14:56

Ndonëse sipër shkencëtarëve nevojiten më shumë kërkime për të verifikuar shkakun themelor të infertilitetit, ekipi i Harvardit T.H. Chan, Shkolla e Shëndetit Publik beson se gratë në klumin e viteve riprodhuese (në të 20-at e tyre deri në vitet e para të të 30-ave) duhet ta marrin këtë në konsideratë këtë fakt.

Studimet kanë gjetur ndër vite lidhje midis punës së rëndë fizike, orëve të tejzgjatura të punës dhe stresit me aftësinë e një gruaje për të ngjizur dhe mbajtur një shtatzëni.

Por hulumtimi më i fundit ka analizuar drejtëpërdrejtë faktorët që ndikojnë në fertilitetin e gruas si nivelet e hormoneve dhe numrin e vezëve dhe si ndryshojnë këto të fundit me kalimin e viteve, transmeton living.al.

Hulumtuesit kanë studiuar më shumë se 470 gra dhe dolën në përfundimin që punët e rënda ndikonin drejtëpërdrejtë në numrin e vezëve të maturuara të afta për t’u zhvilluar në embrione të shëndetshme.

Gratë që raportuan lëvizje dhe ngritje të peshave të rënda kishin 8.8% më pak vezë në përgjithësi dhe 14.1% më pak vezë të pjekur, krahasuar me gratë që asnjëherë nuk ishin marrë me aktivitet të rëndë fizik.Ky reduktim i vezëve të pjekura ishte edhe më i madh tek gratë që ishin gjithashtu mbipeshë ose mbi moshën 37 vjeç.

Mekanizmat që shpjegojnë këtë lidhje në reduktimin e pjellorisë nuk njihen, por hulumtuesit dëshirojnë të eksplorojnë më tej, si dhe të shohin nëse ky ndikim në fertilitetin mund të reduktohet, përmirësohet ose shmanget.