Studimi: Pse inteligjenca tërheq më tepër se bukuria

Për shkak se jetojmë në epokën e rrjeteve sociale dhe grimit që ka teknika që të gjithë i kemi perfeksionuar është e vështirë të njohim një person nga intelekti pasi pamja e jashtme na tërheq menjëherë dhe duket sikur kaq na mjafton.

Lifestyle

30/01/2018 22:02

Së fundmi, një studim i bërë në Universitetin e Western në Australi ka treguar se inteligjenca është një faktor shumë i rëndësishëm tërheqjeje.

383 persona midis moshave 18 dhe 35 vjeç janë vendosur të bisedojnë me individë të gjinisë së kundërt për të mësuar nëse ata patën më tepër joshje nga paraqitja e jashtme apo nga zgjuarsia.

Rreth 80% e tyre janë përgjigjur se bisedat më të këndshme ishin me njerëzit të cilët kanë më shumë për të ofruar sesa bukurinë e tyre. Pjesa e mbetur ku u përfshi një grupmoshë më e vogël, janë shprehur se ndjenë më tepër kënaqësi kur kishin përballë dikë që është fizikisht tërheqës.

Krahas inteligjencës, tipare të tjera të personalitetit të një personi që kërkohen më shumë janë; mirësjellja, mirëkuptimi dhe buzëqeshja. Nëse këto kombinohen edhe me një pamje fizike tërheqëse raporti midis njerëzve do të ishte shumë më i thjeshtë dhe më i dëshiruar.