Studimi: Njeriu ka ardhur nga një tjetër galaktikë – Lajmi.net
Studimi: Njeriu ka ardhur nga një tjetër galaktikë
Autori: Lajmi.net FunKuriozitete 13:47, 10 January 2018
Një pjesë e konsiderueshme e njerëzimit dhe gjithçka që e rrethon atë, nuk është material “autokton” i galaksisë sonë, por i mbërritur miliarda e miliarda vite më parë nga hapësira.

Në këtë përfundim ka mbërritur studimi i fundit i kryer duke shfrytëzuar simulimin kompjuterik të atyre që njihen si “transferta ekstragalaktike”.

Këto të fundit janë një zbulim relativisht i ri për shkencëtarët, që thonë se bëhet fjalë për erëra të forta në hapësirë që transportojnë me vete materiale nga njëra galaksi në tjetrën.

E në bazë të këtij simulimi, thotë astrofizikani udhëheqës i studimit, Daniel Anglés-Alcázar, mund të themi se me gjasa njerëzimi dhe një pjesë e konsiderueshme e materies, jo vetëm në sistemin tonë diellor, por në gjithë “Rrugën e Qumështit” është “emigrante” nga galaksi të tjera, transmeton Top Channel.

“Duke pasur parasysh sesa shumë materie e ekstragalakstike mund të ndodhet në galaksinë tonë, mund ta quajmë veten pa asnjë frikë si emigrantë ndërgalaktikë”, thotë ai.

Fjalët kyçe: Galaktika, Njeriu

Fotolajm

“Kulturë boksi” përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /FOTO
Foto, aparati për matjen e fuqisë së goditjes përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /lajmi.net ?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Supercar Showdown
  • Play Urban Basketball
  • Play Turbo Racing 3
  • Play 8 Ball Pool