Studimi: Martesa dyfishon lumturinë e çifteve

Martesa gjithnjë është cilësuar një proces që bën njerëzit më të lumtur.

Lifestyle

22/12/2017 15:27

Megjithatë, sipas një studimi të fundit, martesa me të vërtetë ju bën më të lumtur ndërsa në fakt dhe dyfishon kënaqësinë e çifteve, njofton Klan Kosova.

Në veçanti, studiuesit bëjnë të ditur, se njerëzit me moshë mesatare përjetojnë nxitjen më të madhe në lumturi përmes martesës – veçanërisht nëse ata i referohen bashkëshortit të tyre si miku më i mirë.

Këto rezultate dolën pas një studimi në Shkollën Ekonomike të Vankuverit në Mbretërinë e Bashkuar, ndërsa u përdorën të dhëna nga dy anketime për të analizuar nëse martesa me të vërtetë ndikon në lumturinë e njeriut.

Analiza e tyre zbuloi se njerëzit e martuar ishin më të kënaqur me jetën se sa beqarët.