Studimi: Lakra dhe rrepa e bardhë, kundër kancerit të gjirit

Nga studimet e kryera tek kinezët lidhur me sekretin e tyre të jetëgjatësisë u përfshijnë mijëra gra dhe u arrit në përfundimin se femrat që konsumonin përditë lakër kineze dhe rrepë të bardhë, kishin më pak rrezik që pas menopauzës të prekeshin nga kanceri i gjirit.

Lifestyle

04/08/2016 20:53

Në Kinë rriten disa lloje lakrash të gjitha shumë të vlefshme për shëndetin. Më të njohurat janë lakra napa dhe bok choy. Një nga llojet e lakrës më popullore në kuzhinën kineze është lakra napa, e cila përdoret kryesisht në sallatë, e gatuar në avull ose bëhet turshi. Kjo bimë përdoret gjerësisht në Azi, megjithatë ka kohë që shihet edhe në tregjet perëndimore.

Pse duhet të konsumojmë lakër napa?

Ashtu si edhe llojet e tjera të lakrës, napa ul rrezikun e prekjes nga kanceri. Përbërësit që gjenden tek napa ulin rrezikun e prekjes nga kanceri i mushkërive, sidomos tek duhanpirësit. Kuercetina, një antioksidant i fuqishëm tek lakra, lufton gjithashtu simptomat e alergjisë. Me një përmbajtje të lartë të vitaminës A, lakra napa ndihmon në forcimin e sistemit imunitar.

Për më tepër, të gjithë e dimë që vitamina A mbështet shëndetin e syve. Lakra napa përmban gjithashtu një përqindje të lartë vitamine C, që ndihmon sistemin imunitar të luftojë infeksionet dhe të reduktojë inflamacionin. Po ashtu, sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit lakra napa përmban përqindjen më të lartë të kalçiumit në krahasim me llojet e tjera të lakrës;

Sipas këtij instituti, vetëm një tas lakër përmban 74 mg calcium ose 7 për qind të nevojës ditore tek të rriturit. Lakra napa përmban gjithashtu vitaminë K dhe folate që ndihmojnë për shëndetin e kockave dhe rritjen e qelizave.

-Napa është e mbushur me shumë antioksidantë si karoten, lutein, zea-xanthin, sulforaphane etj. Po ashtu kjo lakër pastron gjakun

– Napa e freskët është burim i shkëlqyer folatesh. 100 g lakër përmban 20% të kërkesës ditore të kësaj vitame B. Acidi folik është një nga komponentët esencialë për ADN-në. Folatet janë shumë të rëndësishme tek gratë shtatzëna, por edhe për ato femra të cilat planifikojnë të bëhen nëna, pasi folatet parandalojnë sëmundjet neurologjike tek foshnja. Vetëm 100 gram napa përmban 45% të kërkesës ditore për vitaminë C. Konsumi i rregullt i kësaj lakre ndihmon trupin t’u rezistojë më mirë infeksioneve.

-Kjo lakër përmban gjithashtu minerale si kalçium, kalium, fosfor, magnez dhe hekur. Kaliumi është një përbërës i rëndësishëm për organizmin pasi kontrollon të rrahurat e zemrës dhe tensionin e gjakut.

Lakra bok choy

Bok choy quhet ndryshe edhe lakra e bardhë, për të mos e ngatërruar me lakrën napa. Në fakt, gjenden shumë lloje bok choy që variojnë në ngjyra, shije dhe madhësi të ndryshme. Kinezët e kanë kultivuar këtë perime për mbi 5,000 vjet. Megjithëse Bok choy mund të ketë formën e selinos, i përket familjes së lakrës. Sot kjo perime rriten edhe në Kaliforni dhe në një pjesë të Kanadasë. Kjo lakër mund të përdoret në shumë receta gatimi, në supë dhe në sallatë. Ajo përmban përqindje të lartë vitaminash A dhe C – një tas me bok choy na jep mbi 100% të kërkesës ditore për vitaminë A, dhe afro 75% të vitaminës C.

Kjo lakër njihet ndryshe edhe me epitetin “luga e supës” për shkak të formës së gjetheve që ka.

-Bok choy përmban shumë anti-oksidantë dhe vitamina, të gjitha këto ndihmojnë kundër kancerit të gjirit dhe prostatës.

-Bok-choy ka përqindjen më të lartë të vitaminës A, karoteneve, dhe flavonoideve të tjera se çdo perime tjetër të familjes së lakrës, lulelakrës etj. Vetëm 100 gram përmban 149% të kërkesës ditore për vitaminë A.

-Pak choi është gjithashtu një burim shumë i mirë i vitaminës K, e cila ka një rol thelbësor për formimin e kockës. Po ashtu të gjitha femrat në moshë duhet të marrin sasinë e duhur ditore të vitaminës K për të luftuar osteoporozën.

-Për më tepër, kjo perime me gjethe jeshile, përmban mineralet si kalcium, fosfor, kalium, mangan, hekur dhe magnez.

Rrepa e bardhë

af655d0a5fe94cbc9acb6c5a390210d9

Rrepa e bardhë është një lloj bime e lashtë, e cila mund të konsumohet si sallatë, por edhe mund të gatuhet. Sipas Mjekësisë Tradicionale Kineze, dimri është stina më e përshtatshme për konsumin e kësaj bime. Ajo përmban shumë lëndë e minerale të rëndësishme për shëndetin. Megjithatë rrepa e bardhë ka edhe veti të tjera. Ajo ndihmon për shëndetin e lëkurës, duke ruajtur freskinë e saj. Rrepa e bardhë përmban shumë vitamina si A, C etj. Vitamina C ndihmon në parandalimin e plakjes së lëkurës si dhe të njollave në lëkurë. Parandalojnë zhvillimin e qelizave kancerogjene dhe arteriosklerozën.

Rrepa e bardhë ndihmon gjithashtu për hapjen e oreksit.

Ajo përmban vaj mustarde dhe fibra të cilat mund të hapin oreksin, të nxitin procesin e tretjes në stomak e zorrë dhe të pushojnë kollën. Sipas teorisë së MTK-së, rrepa e bardhë mund të përdoret për mjekimin e shumë sëmundjeve dhe quhet si bimë magjike.

Kjo bimë magjike ndihmon edhe për pastrimin e zorrëve

Përveç vitaminave, rrepa e bardhë përmban edhe shumë fibra dietike, veçanërisht fibra bimore, të cilat mund të nxitin punën e stomakut dhe të zorrëve, duke evituar kapsllëkun dhe nxitur metabolizimin.