Studimi: Ky është pozicioni më i rrezikshëm i seksit

Po, faktikisht mund ta thyeni penisin – dhe disa pozicione të seksit janë më të rrezikshme për këtë sesa tjerat, sipas një studimi të fundit të publikuar në revistën “International journal of Impotence Research”.

Lifestyle

11/09/2017 21:25

Për këtë studim, hulumtuesit kanë parë 90 pacientë të moshave 18 deri 66 vjet të cilët kishin thyer penisin e tyre.

Hulumtuesit kanë zbuluar se 77 për qind e atyre rasteve kishin pasur ndërlidhje me trauma seksuale.

Por, cili kishte qenë pozicioni më i rrezikshëm i seksit? 41 për qind e meshkujve kanë raportuar se e kanë thyer penisin gjatë pozicionit të qenit (doggy style), ndjekur pas nga pozita e misionarit dhe gruaja përmbi.

Frakturat e penisit ndodhin kur bëni shumë presion në ereksionin tuaj, prandaj duhet të keni kujdes!