Studimi i ri e konfirmon se fëmijët e trashëgojnë inteligjencën nga nëna

Kur është fjala për inteligjencën, asgjë nuk mund të jetë më e saktë sesa “e morra nga nëna”.

Fun

14/09/2016 13:51

Hulumtimi i ri i shfaqur në Psychology Spot thotë se njerëzit lindin me gjene të caktuara që funksionojnë ndryshe varësisht se a janë të trashëguara nga nëna apo babai – dhe kur është fjala për inteligjencën, ato gjene vijnë nga e shenjta nënë, transmeton Telegrafi.

Edhe pse njerëzit kanë besuar se inteligjenca trashëgohet nga të dy – nëna dhe babai, kjo nuk ndodh në realitet. Gjenet e inteligjencës janë të vendosura në kromozomin X dhe përderisa gratë i kanë dy të tilla, kjo do të thotë se mundësitë janë dyfish më të mëdha që fëmija do ta trashëgojë inteligjencën nga nëna.

Edhe nëse babai ia kalon disa nga gjenet e inteligjencës të vet, mundësitë janë të mëdha që nuk do të kenë ndikim të madh në tru pasi që ato funksionojnë vetëm nëse vijnë nga nëna.

“Nëse i njëjti gjen është i trashëguar nga babai, ai deaktivizohet”, shkruajnë hulumtuesit e këtij studimi.

“Megjithatë, gjenet e tjera funksionojnë krejtësisht ndryshe nga kjo, ato aktivizohen vetëm nëse vijnë nga babai.”

Dëshironi më shumë dëshmi? Këshilli Social i Hulumtimeve Mjekësore dhe Njësia e Shkencave të Shëndetit Publik në SHBA kanë kryer një studim për nënat në vitin 1994 dhe kanë intervistuar 12,686 njerëz të rinj të moshave 14 deri në 22 vjet. Pyetje e tyre ishin fokusuar në inteligjencën e fëmijëve, racën, edukimin dhe statusin socio-ekonomik. Parashikuesi më i mirë i inteligjencës, sipas hulumtimit? Inteligjenca e nënës së tyre!