Studimi i fundit zbulon jetën aliene

Sipas një studimi të ri, në sistemin tonë diellor fshihet jetë aliene.

Fun

28/02/2018 14:10

Mikrobe, të ngjashme me ato në tokë, mund të rriten në oqeanin nëntokësor të ngrohtë në Enceladus, një hënë e akullt që rrotullohet rreth Saturnit, planetit të gjashtë më të largët nga dielli.

Shkencëtarët, të cilët e përshkruajnë Enceladus, si një “pikë të nxehtë” në kërkimet për jashtëtokësorë për shkak se “strehon” shumë nga përbërësit e nevojshëm për jetë aliene, zbuluan se disa specie të mikrobeve metan-prodhuese në planetin tonë mund t’i mbijetojnë kushteve të vështira në satelit.

Ata thonë se metani rreth sipërfaqes së satelitit mund të prodhohet nga jeta mikrobiale nën koren e tij.

Skuadra e shkencëtarëve nga Universiteti i Vjenës shpreson që studimi të inkurajojë më shumë kërkime për koloni të mundshme mikrobesh në hënë.