Studimi i amerikanëve: Larja e duarve duhet të zgjasë së paku 15 sekonda

Hulumtimet kanë treguar se një numër i vogël personash dinë t’i lajnë duart në mënyrën e duhur.

Lifestyle

24/05/2018 22:44

Në të vërtetë, studiuesit e Universitetit të Michiganit kanë vëzhguar larjen e duarve në një tualet publik.

Nga pothuajse katër mijë njerëzit, të cilët janë përfshirë në këtë studim, vetëm 5 për qind i kanë larë duart në mënyrë të drejtë.

Kjo do të thotë se i kanë bërë mjaftueshëm duart me sapun, pastaj i kanë fërkuar duart dhe kyçet për t’i eliminuar bakteret. Madje 10 për qind, nga të cilët shumica meshkuj, nuk i kanë larë duart pas përdorimit të tualetit, ndërsa 30 për qind e atyre vetëm i kanë kaluar duart nëpër ujë.

Numri më i madh është i atyre të cilët i kanë larë duart me sapun dhe ujë, mirëpo më pak se 15 sekonda.

Megjithatë, duhet pasur parasysh që për eliminimin e baktereve nga duart nuk janë të nevojshëm vetëm sapunët antibakterialë. Sepse substanca triklosan, e cila është përbërës kryesor antiseptik i sapunëve antibakterialë, shkatërron florën e zorrëve.

Kjo është posaçërisht e rëndësishme për ata të cilët tashmë kanë rrezikuar shëndetin.

Prandaj mosbalancimi i mikroorgranizmave të vendosur në mënyrë të natyrshme në traktin gastrointestinal përkeqëson gjendjen e sëmundjes primare, posaçërisht te personat me diabet, pacientët me sëmundje kardiovaskulare dhe te ata të cilët vuajnë nga artriti.