Studimi: Femrat e përballojnë më lehtë ndarjen se meshkujt

Në betejën e gjinive, ka vetëm një arenë të madhe për të pushtuar: kush mund t’i mbijetojë një ndarjeje më mirë?

Lifestyle

13/12/2015 18:10

Një studim i ri ka gjetur se pavarësisht nga ndjenja më shumë dhimbje të një lidhje të humbur, femrat e marrin veten  dukshëm më mirë se meshkujt.

Studimi i kryer nga Universiteti Binghamton dhe University College në Londër gjeti se femrat raportojnë  se përjetojnë në mënyrë të konsiderueshme më shumë dhimbje emocionale dhe fizike pas ndarjes.

Në këtë hulumtim u përfshinë 5705 pjesëmarrës të cilët u kërkuan që të vlerësojnë dhimbjen e ndarjes nga shkalla 1 deri te 10 duke dalë në përfundimin se femrat në mesatare rreth 6.84 vuajnë ose pësojnë dhimbje emocionale ndërsa 4.21 ishte mesatarja kur flitej për dhimbje fizike.

Burrat, në krahasim kishin mesatare prej 6.58 emocionalisht dhe fizikisht 3.75. Por gratë mbijetojnë nga dhimbja dhe “shërohen” tërësisht nga dhimbja e ndarjes duke u ndjerë edhe më të forta emocionalisht ndërsa sipas studimit, meshkujt nuk arrijnë të tejkalojnë këtë ndjenjë asnjëherë tërësisht, nuk marrin ndonjë mësim jete nga kjo dhe thjesht ecin në një hap tutje.

Hulumtuesit pas studimit sugjerojnë se femrat ndjejnë më shumë dhimbje  pas ndarjes dhe mësojnë më shumë mësime të jetës sepse ato kanë tendencë për të investuar më shumë në marrëdhënien fillestare.

“E thënë thjesht, femrat janë evoluar për të investuar shumë më shumë në një marrëdhënie sesa një mashkull” thanë udhëheqësit e këtij studimi. Burrat kanë më shumë gjasa të ndjejnë dhimbjen për kohë të gjatë dhe kurrë në të vërtetë të shërohen dhe  atyre ju merr kohë më të gjatë atë që ata kanë humbur./noa