Studim: Zgjimi në mëngjes zgjat 36 minuta

Zgjimi nga shtrati është një ndër momentet më “stresuese” të ditës dhe këtë e themi pasi qëndrimi në krevat gjatë mëngjesit për shumicën e njerëzve është shumë i dëshirueshëm.

Lifestyle

14/12/2016 15:37

Por sigurisht kjo varet dhe nga personat pasi disa e kanë shumë të lehtë, dhe madje mezi e presin mëngjesin.

Hulumtuesit britanik thonë që për shembull në Britani një në pesë persona, ose 17 për qind, konsiderojnë që janë tipa të mëngjesit, ndërsa të gjithë të tjerët konsiderojnë që mëngjesi është pjesa e më vështirë e ditës.

Hulumtimi ka treguar që shumica e njerëzve pasi që ju cingëron ora ose alarmi në telefon, zakonisht ua japin komandën për shtyrje të alarmit mesatarisht për 14 minuta, dhe pastaj tingulli i njëjtë i përkujton për t’u zgjuar, transmeton Koha.net. Për t’u zgjuar tërësisht nevojiten gjithsej 36 minuta, transmetojnë mediet britanike.

Rreth 73 për qind e të anketuarve kanë thënë që më shumë pëlqejnë të zgjohen nga tingulli i zogjve ose kikiriku i gjelit, sepse kjo lë përshtypje pozitive tek ta.

Tingujt që do t’u ndihmojnë të filloni ditën më lehtë janë: cicërima e zogjve, zëri i gjelit, zhurma e valëve, tingujt e pianos, muzika klasike.