Studim: Telefonat celularë mund t’iu shkaktojnë kancer

Një studim i hollësishëm i kryer nga Qeveria e Shteteve të Bashkuara sugjeron se ekziston një lidhje midis telefonave celularë dhe kancerit.

Lifestyle

27/05/2016 17:19

Studiues nga Programi Kombëtar i Toksikologjisë ekspozuan minj të gjinisë mashkullore para frekuencave të radios, që emetohen zakonisht nga celularët.

Nga eksperimentet e kryera, u gjetën dy lloje tumoresh në trurin dhe zemrën e kafshëve. Të tillë tumore nuk u gjetën te minjtë që nuk u ekspozuan para frekuencave.

Në studim u morën më shumë se 2,500 minj në interval të caktuara për një periudhë dy vjeçare.

Zbulimi mendohet të jetë një nga analizat më të thella e të mëdha për telefonat celularë dhe kancerin, duke i kushtuar qeverisë së SHBA 25 milionë dollarë, për zhvillimin e një kursi 7-vjeçar.

“Kur njerëzit thonë se nuk ka asnjë rrezik, ky studim i jep fund një deklarate të tillë”- tha Ron Melnick, ish studiues i Programit Kombëtar të Toksikologjisë për Wall Street Journal.