Studim: Shokët e trashë ju bëjnë që të hani më shumë

Të shkosh për të ngrënë ushqim me miqtë të cilët janë me mbipeshë ose obezitet, do të ju bëjë edhe juve që të fitoni peshë, thotë një studim i ri.

Lifestyle

24/09/2014 23:17

Shkencëtarë amerikanë kanë bërë disa aktrime profesionale ku kanë veshur ‘veshje të trasha’ për të marrë pjesë në studimin e tyre.

Aktorët më pas ishin pyetur për të marrë një porcion ushqim përballë grupit të pjesëmarrësve në studim.

Hulumtuesit më pas i inkurajuan pjesëmarrësit që t’i servojnë vetes ca ushqim, duke i’u dhënë atyre një zgjedhje prej sallatës ose pastave, transmeton Lajmi.net.

Kur aktorët shërbyen veten, përderisa kishin të veshur rroba të trasha për tu dukur të trashë, këta të cilët merrnin pjesë në studim ishin më të prirur për të zgjedhur opsionin më të pashëndetshëm – pastat.

Kur aktorët tjerë ishin të hollë, pjesëmarrësit në studim ishin më të prirur për të zgjedhur sallatë.

Për më tepër, fakti që aktorët e trashë zgjodhën për të ngrënë një porcion sallatë, pjesëmarrësit kishin ngrënë më pak sallatë.

Shkencëtarët, nga universitetet Southern Illinois dhe Cornell, ranë në përfundim se njerëzit që janë të rrethuar me njerëz që janë me mbipeshë, harrojnë të zgjedhin ushqime më të shëndetshme dhe kështu zgjedhin ato që shokët e tyre të trashë i hanë, transmeton Lajmi.net.

Qëllimi i këtij studimi ishte për të ekzaminuar se a ndikon apo jo prezenca e një personi që është me mbipeshë në sjelljet e ngrënjes së shëndetshme, dhe për të parë nëse zgjedhja e ushqimit për të ngrënë nga shoku anash tavolinës ka ndikim edhe në zgjedhjen e tjetrit.