Studim: Rrezitja pengon lëkurën të prodhojë vitaminën D

Derisa dielli ndihmon trupin të fitojë vitaminë D, një studim i ri thotë se ekspozimi i tepruar mund në të vërtetë të ulë nivelet e vitaminës thelbësore.

Lifestyle

05/04/2016 05:50

Lëkura e rrezitur mund të sigurojë një mbrojtje kundër rrezeve të dëmshme ultra-vjollcë, por kjo rritje e pigmentit bllokon sintezën e vitaminës D dhe kufizon aftësinë e lëkurës për të prodhuar vitaminën D, sipas studimeve në Brazil,

“Gjetjet tona sugjerojnë se rrezitja e lëkurës, e cila është një mbrojtje natyrore kundër efekteve të dëmshme të rrezatimit UV, kufizon rritjen progresive të serumit të vitaminës D ndaj përqendrimeve optimale,” tha autori i studimit Dr Francisco Bandeira, i Universitetit të “Pernambuco Medical School” në Recife, Brazil.

Për këtë studim, hulumtuesit kanë ekzaminuar rreth 1000 meshkuj e femra nga Recife që ishin mes 13 dhe 82 vjeç. Të gjithë kishin ekspozim të konsiderueshëm të përditshëm të diellit dhe askush nuk ka përdorur në mënyrë rutinore kremëra për diell e as nuk kanë marrë shtojca të vitaminës D, transmeton lajmi.net.

Duke përdorur shkallën matëse të lëkurës ‘Fitzpatrick’, e cila është një masë numerike e ngjyrës dhe llojit të lëkurës e përdorur nga dermatologu, hulumtuesit kanë vlerësuar reagimin e llojeve të ndryshme të lëkurës në dritën ultra-vjollcë. Në përgjithësi, rezultate më të larta tregojnë tone të errëta të lëkurës dhe njëkohësisht tendencën për t’u rrezitur, dhe jo për t’u djegur.

Hulumtuesit kanë krahasuar rezultatet e indeksit të diellit të pjesëmarrësve dhe llojin e lëkurës me nivelin e tyre të vitaminës D në gjak. Shumica e pjesëmarrësve me ekspozimin shumë të lartë të përditshëm të diellit kishin nivele më të ulëta se normalja të serumit të vitaminës D./lajmi.net