Studim: Njeriu që e pushtoi Evropën, kishte veç një testikul

Sipas historianëve Jonathan Mayo dhe Emma Craigie, diktatori më i tmerrshëm në histori të njerëzimit, Hitleri, ka vuajtur nga një sëmundje e quajtur ‘hypospadias’ e cila e ka lënë me pasoja në organet gjenitale.

Bota

23/02/2016 10:55

Më herët ka pasur dyshime se pushtimi i Evropës nga Hitleri, ka qenë pasoj edhe e përpjekjeve për ta plotësuar mungesën e potencës, transmeton lajmi.net

Në librin e tyre “Dita e fundit e Hitlerit”, historianët shkruajnë se kanë zbuluar të dhënat mjekësore të cilat konfirmojnë shëmtimet e turpshme të Fyhrerit. Sipas tyre, Hitleri nuk e ka pasur fare një testikul, ndërkaq penisi i tij ka qenë fare i vogël.

Sipas të dhënave, personi që vuan nga kjo sëmundje, duhet të urinoj nga një vrimë e krijuar në trup.

“Hitleri besohet se ka pasur një gjendje të rrallë të organeve gjenitale të quajtur ‘hypospadias’, në të cilën uretra hapet në pjesën e poshtme nën penis”, shkruajnë Mayo dhe Craigie, raporton ‘The Telegraph’.

Studimi zbulon frikën e Hitlerit për të mos u zhveshur asnjëherë para të tjerëve. Poashtu, ka gjasa që Hitleri të mos ketë pasur fare jetë seksuale. Sipas historianit britanik Ian Kershaë, lideri nazist ka qenë i neveritur nga aktiviteti seksual, pasi është frikësuar nga infeksionet.

Megjithatë ka dëshmi që ai ka pasur takime romantike me disa gra, duke përfshirë edhe të dashurën Eva Braun, me të cilën ka kryer vetëvrasje më 30 prill të vitit 1945.

Një biografe gjermane, Heike Gortmaker, ka insistuar se çifti ka pasur një jetë të lumtur dhe të shëndetshme seksualisht. /lajmi.net