STUDIM: Njerëzit fetarë janë budallenj, ateistët janë psikopatë

Një studim nga ‘Cape Western Reserve University’, në Ohio, ka zbuluar se ateistët kanë qasje në një pjesë të trurit, njëjtë sikurse psikopatët, ndërsa njerëzit religjioz janë më të kujdesshëm, mirëpo më budallenj.

Bota

25/03/2016 10:42

 

Qëllimi i këtij studimi kishte qenë të gjejnë se si truri i ateistëve dhe i besimtarëve operon dhe cilat janë ndryshimet, raporton lajmi.net.

Ky studim i kishte drejtuar studiuesit ta ndajnë trurin në dy rrjete.

Një i cili është më social, ka mendime morale, dhe tjetri është më i ftohët dhe më analitik.

Siç duket, njerëzit religjioz duken të jenë më pak analitik në sjelljet e tyre, mirëpo nëse shikon edhe studimet e kaluara del që kjo vjen si pasojë e inteligjencës së njerëzve, transmeton lajmi.net.

Ndërsa në anën tjetër ateistët janë tipa më shoqëror, mirëpo prihen për të qenë në qendër të vëmendjes, kanë sjellje impulsive, gjë që është tipike për psikopatët.

Profesor Richjard Boyatzis, ka thënë: “Studimi jonë ka zbuluar se njerëzit që janë besimtarë, nuk janë po aq të mençur sikurse të tjerët. Studimi jon e ka konfirmuar lidhjen statistike, mirëpo në të njëjtën kohë ka shfaqur që njerëzit besimtarë janë më të mëshirshëm”. /lajmi.net