Studim: Nënat e punësuara kanë vajza të suksesshme dhe djem më të përkushtuar

Sipas studimit më të fundit të publikuar në 19 qershor nga Shkolla e Biznesit të Harward, vajzat e mamave të punësuara, punojnë, kanë një pozicion si supervizore dhe fitojnë më shumë para se sa vajzat e nënave që nuk punojnë jashtë shtëpisë.

Lifestyle

18/04/2016 18:56

Studiuesit gjithashtu zbuluan një efekt domethënës të djemve të mamave që punojnë: ata kalojnë më shumë kohë duke u kujdesur për anëtarët e familjes dhe bëjnë më shumë punë shtëpie.

Duke analizuar të dhëna nga 24 shtete, rezultoi se vajzat e mamave të punësuara kanë 4.5% më shumë mundësi të punësohen vetë se sa vajzat e tjera.

“Ne e prisnim që mamatë e punësuara do të ndikonin në punësimin e vajzave, por jo deri aty sa vajzat e tyre të bëheshin supervizore”, shprehet Kathleen McGinn, Prof. në shkollën e biznesit të Harvard për Quartz.

“Ajo që dua të theksoj është se nënat e punësuara krijojnë një mjedis i cili ndikon në sjelljen e fëmijëve”, shton ajo.

Mesazhi i saj për mamatë që punojnë është se puna ka efekte pozitive që zgjasin te fëmijët.“Kur ju punoni ndihmoni fëmijët të kuptojnë se ka shumë mundësi për ta”, tha McGinn.