Studim: Meshkujt humbin interes për seks kur…

Sipas një studimi më të fundit amerikan rezulton se pas lindjes së fëmijës së parë, tek meshkujt vihet re një rënie e ndjeshme e dëshirës seksuale, për shkak të stresit dhe lodhjes.

Lifestyle

06/07/2016 20:33

 

Një baba në pesë, rinis aktivitetin seksual vetëm pas tre muajve nga lindja. Ndër arsyet e vonesës është shqetësimi për gjendjen fizike të partneres dhe mungesës së kohës për t’iu dedikuar aktivitetit seksual.

Gjatë studimit u mbajt në monitorim sjellja e 114 baballarëve të rinj gjatë tre muajve pas lindjes. Rezultoi se meshkujt kanë nevojë për kohë, për t’u kthyer në normalitet. Faktorët kritikë që ndikojnë në rënien e dëshirës seksuale të meshkujve, janë lodhja dhe stresi për shkak të prindërimit. Meshkujt ndihen të copëtuar, për shkak të shtimit të angazhimeve dhe orëve të dedikuar foshnjës së sapolindur. /albeu.com/