Studim: Ja në çfarë kushte zhvillohet tumori në tru

Për dekada me rradhë shkencëtarët mendonin të dinin se në çfarë kushte rritet më shpejtë tumori në tru dhe për të gjetur hapa për parandalimin e tij.

Lifestyle

30/06/2016 04:32

Shkencëtarët gjithmonë kanë qenë më afër mendimeve se sheqeri është baza e nevojshme që kanceri të zhvillohet në tru, por, së fundmi ata kanë gjetur se yndyra është elementi që i duhet më së tepërmi, përcjell lajmi.net

Studimi i ri ka ndërruar krejtësisht qasjen në trajtimin e sëmundjes, gjë që mund të rezultojë në zbulimin e barnave për zgjatjen e jetës së pacientëve.

Kanceret si astrocitoma ose ependimoma janë llojet më të vështira të kancerit dhe 60% e pacientëve me këto lloje të kancerit vdesin çdo vit.

Dr Elizabeth Stoll, e cila e udhëheqi ekipin hulumtues ka treguar se dikur rezultatet tregonin se zhvillimi i kancerit mbështetet tek sheqeri, por studimi i ri ka treguar se yndyra është një pikë e fortë mbështetëse për këtë sëmundje famëkeqe.

Ajo ka treguar se ky studim dhe të tjerat që do të bëhen në lidhje me këtë detaj mund të jenë shumë të rëndësishme në zbulimin e barnave të së ardhmes për këtë lloj kanceri./lajmi.net