Studim, ja çfarë zëvendëson seksi në trupin tonë

Seksi dhe masturbimi nuk mund të jenë vetëm eksperienca të kënaqësisë – ata kanë edhe përfitime shëndetësore, që krahasohen me ushtrimet.

Lifestyle

16/04/2016 11:19

Në fakt, psikologët thonë se seksi zëvendëson ushtrimet – nëse angazhoheni maksimalisht në aktin seksual.

Studime të ndryshme tregojnë se njerëzit gjatë seksit kanë një rritje të normës së frymëmarrjes, rrahjeve të zemrës dhe shtypjes së gjakut, i njëjti proces që ndodh gjatë ushtrimeve, transmeton Gazeta Express.

Duke e krahasuar atë çfarë ndodh gjatë ushtrimeve, hulumtuesit kanë gjetur se një aktivitet i moderuar seksual është rreth 75% i ngjashëm me ushtrimet maksimale.

Një studim më i fundit nga Kanada tregoi se aktiviteti seksual ishte pothuajse i ngjashëm me aktivitetin fizik – të tillë si vrapim.

Kështu, sipas hulumtuesve seksi është një ushtrim – por, varet se si e bëni seksin, pasi që jeni një përtac gjatë seksit kjo nuk llogaritet.