Studim: Humbja e telefonit, po aq stresuese sa sulmi terrorist

Frika e humbjes së telefonit inteligjent i streson njerëzit po aq sa frika e një sulmi terrorist, tregon një studim i ri.

Fun

20/03/2017 03:35

Më shumë se 200 njerëz u përfshinë në raportin e ‘The Physiological Society’, ku renditën disa nga situatat jetësore që i mendonin si më stresuese.

Situata të tilla si vdekja e një të afërmi ose prekja nga një sëmundje e rëndë u renditën të parat. Por, nuk munguan as shqetësime të përditshme, të kohërave moderne, si vjedhja e kartës së identitetit, vonesat apo planifikimi i pushimeve.

Frika për atak në zemër renditej e 13-ta në listë si një nga ngjarjet më stresuese, vetëm një numër sipër humbjes së telefonit, si dhe planifikimit të dasmës, ose ndërrimit të shtëpisë.

Rezultatet treguan gjithashtu se gratë raportuan nivele më të larta të stresit krahasuar me meshkujt, sidomos nga humbja e një njeriu të dashur, sëmundjet dhe humbja telefonit inteligjent.

Dr. Lucy Donaldson, kryetar i ‘The Physiological Society’s Policy Committee’, thotë: “Bota moderne sjell strese që as nuk do t’i kishim imagjinuar 50 vite më parë, si mediat sociale apo telefonat inteligjentë.

Edhe pse shumë njerëz janë të shqetësuar për ndikimin e stresit në shëndetin mendor, është gjithashtu e rëndësishme të merret në konsideratë ndikimi i tij në trup.

“Truri, sistemi nervor dhe hormonal reagojnë ndaj stresit dhe prekin zemrën, sistemin imunitar dhe atë gastrointestinal. Nëse gjendja stresuese zgjat, këto efekte në të gjithë trupin mund të rezultojnë në sëmundje si ulcera ose rritja e rrezikut për atak në zemër.”