Studim: Fëmija i parë është më inteligjent

Një studim i ri sugjeron se fëmija i parë lind me koeficient inteligjence (IQ) më të lartë se ata që lindin më pas.

Lifestyle

21/07/2015 14:43

Megjithatë, ndonëse fëmijët e parë janë teknikisht më të zgjuar, diferenca nuk është shumë e madhe, por vetëm 1 pikë më shumë IQ.

Të dhënat vijnë nga shkencëtarët e Universitetit të Illinois, të cilët studiuan 377 mijë gjimnazistë në mënyrë që të analizonin sesi kronologjia në familje ndikon tek jeta e njeriut.

Përfundimet u publikuan në revistën “Journal of Research in Personality”.

Studimi tregoi gjithshtu se fëmijët e parë, kanë tendencën për të qenë më të shoqërueshëm, më socialë dhe më të ndërgjegjshëm. Ata janë gjithashtu më të prirur për të vuajtur nga ankthi, në krahasim me vëllezërit e motrat e tyre më të vegjël.

Sipas Universitetit, ky është studimi më i mdh në histori sa i përket radhës së lindjes dhe personalitetit.

Megjithatë, për të gjithë ata që mund të ndihen xhelozë për vëllain apo motrën e madhe, këto të dhëna ndikojnë shumë pak ose fare në familje.

Profesorët Brent Roberts dhe Rodica Damian, që drejtuan këtë punë shkencore, thanë se diferenca është statistikisht domethënëse, por e parëndësishme dhe se 1 pikë më shumë 1Q nuk ka ndikim domethënës në jetën e njerëzve. /tvklan.al