Studim: Arrat përmirësojnë shëndetin e trurit

Një studim i ri tregon se arrat përmirësojnë kujtesën nëse konsumohen më shpesh si pjesë e ushqimeve javore.

Lifestyle

02/06/2015 18:45

Të hash një grusht arra në ditë si një meze e lehtë, apo si pjesë e një vakti, mund të ndihmojë për të përmirësuar kujtesën tuaj, thotë një studim i ri.

Arrat mund të përmirësojnë performancën njohëse, duke përfshirë përmirësimin e kujtesës, përqendrimin dhe shpejtësinë e përpunimit të informacionit.

Funksioni njohës ishte vazhdimisht më i fortë tek pjesëmarrësit të cilët kishin konsumuar arra vazhdimisht, pavarësisht nga mosha apo gjinia, thanë studiuesit, transmeton Lajmi.net.

Studimi i Universitetit të Kalifornisë gjeti se pjesëmarrësit me konsum më të lartë të arrave kishin kryer në mënyrë të konsiderueshme më mirë testet njohëse, në një seri prej gjashtë testeve.

“Është emocionuese për të parë fuqinë e arrave në funksionin njohës në tru,” thanë studiuesit.

Në studim u bë e ditur gjithashtu se arrat reduktojnë rënien e funksionit njohës dhe përmirësojnë shëndetin e përgjithshëm të trurit, ku përfshihet edhe efekti i dobishëm i arrave në parandalimin e sëmundjes Alzheimer, transmeton Lajmi.net.

Për të përfituar përfitime shëndetësore të përgjithshme në tru, konsumoni arra më shpesh, thonë studiuesit.