Studentit i vjen një paketë nga nëna e tij, por aty nuk kishte rroba dhe ushqime! (Foto)

Studenti universitetit amerikan Westminster në Pensilvani mbeti mjaft i habitur kur mori një paketë në të cilën, pasi e hapi, u befasua nga ajo që kishte brenda saj.

Fun

21/02/2017 13:01

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, në vend se të gjente rroba të pastra dhe ëmbëlsira, të cilat ai shpresonte se do t’i vinin nga nëna e tij, ai kishte gjetur një grumbull mbeturinash.

Lojtar i ri bejsbollit dhe futbollit amerikan ishte befasuar kur aty gjeti disa mbeturina, të cilat ai i kishte bërë dhe i kishte lënë gjatë festave të Krishtlindjeve, të cilat ai i kaloi në shtëpinë e prindërve të tij.

Më pas, ai kishte telefonuar nënën e tij, në Lenoardtown, SHBA.

“Mos më ke dërguar një pako të gabuar?”, e kishte pyetur ai nënën e tij.

“Jo, janë mbeturinat të cilat do të duhej t’i largoje”, i ishte përgjigjur ajo.

Duke menduar se ishte vërtetë diçka interesante ai i kishte fotografuar paketën me mbeturina dhe fotografinë e kishte postuar në Twitter.

View image on Twitter