Studenti transeksual vret veten, familja nuk pranon të marrë trupin

As të vdekur nuk mundën dot të pranonin që familjari i tyre ishte transeksual. Historia e studentit 22-vjeçar Dainey Grey nga San Francisko në SHBA ka prekur miliona njerëz në mbarë botën.

Lifestyle

20/07/2018 09:54

Ai vrau veten para tre javësh, por thirrjeve të autoriteteve për tërheqjen e trupit të pajetë, familja nuk iu përgjigj.

Trupi i tij i pajetë qëndroi në morg derisa historia u bë e njohur dhe në rrjetet sociale nisi një fushatë për mbledhjen e fondeve për të siguruar paratë që nevojiten për funeralin dinjitoz të studentit.

Fushata nisi nga përfaqësues të organizatave LGBT në San Francisko ndërkohë nismës iu bashkuan edhe studentë nga ky vend. Në vetëm tre ditë, u mblodhën nga donacionet 24 mijë dollarë.

Paratë që teprojnë pas funeralit do shkojnë për organizatat që punojnë për të rritur sensibilizimin kundër vetëvrasjeve, sidomos te komuniteti LGBT,

Vetëvrasja e studentit 22-vjeçar surprizoi miqtë e tij. Edhe pse së fundi Grey ishte shfaqur i mbyllur në vetvete, ata nuk e mendonin se ai do shkonte deri në këtë akt fatal./a.m./noa.al/