Studenti 23 vjeçar vdes duke pritur të hyjë në provim

Drejtoresha e Gjinekologjisë, Myrvete Paqarada tha për kallxo.com se studenti kishte ardhur për të hyrë në provim në gjinekologji.

Lajme

25/09/2018 13:17

“E kanë përfunduar pjesën praktike të provimit. Ka pas me hy tek unë në provim për pjesën teorike por nuk e ka arritur”, tha Paqarada.

Ajo tha se gjendja e tij është përkeqësuar në fakultet dhe pastaj e kanë dërguar në QKUK për trajtim ku edhe ka ndërruar jetë.

Sipas Paqaradës studentit 23 vjeçar i është përkeqësuar gjendja pas problemeve me enët e gjakut.

“Studenti ka vdekur në Klinikën e Kardiologjisë pas 10 orë trajtim nga mjekët”, ka thënë Myrvete Paqarada.