Studentët protestojnë para zyrës së BE-së për mosliberalizimin e vizave

Studentët e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, sot protestojnë para zyrës së BE-së në Kosovë për shkak të mosliberalizimit të vizave.

Lajme

24/12/2018 07:54

Me moton “Mjaft na izoluat, edhe sa kritere na duhen”, studentët e Universiteti të Prishtinës, organizojnë një marsh simbolik në shenjë pakënaqësie me BE-në për mosliberalizimin e vizave për kosovarët, shkruan lajmi.net.

“Të hënën në ora 11:00 tubohemi para Fakultetit Filozofik dhe vazhdojmë drejtë zyrës së BE-së, ju ftojmë të merrni pjesë në aksionin simbolik të organizuar nga ne, studentët”, kanë bërë të ditur ata.

Studentët thonë se me anë të kësaj proteste kërkojnë llogaridhënie nga BE-ja. /Lajmi.net/