Studentët ngatërrojnë Nelson Mandelën me aktorin Morgan Freeman në një prezantim për të (Foto)

Dy studentë të cilët ishin duke bërë një prezantim për Nelson Mandelën patën një ditë të 'sikletshme', pasi e ngatërruan atë me aktorin hollivudian Morgan Freeman.

Fun

22/09/2015 12:22

Gabimi qesharak u zbulua nga një foto që u postua në imgur, që tregon momentin kur fotografia e Morgan Freeman ishte shfaqur nga projektori në ekran me emrin e Mandelës mbi të.

Në përshkrimin e fotos shkruante: “Dy vajza ishin duke bërë një prezantim për Nelson Mandelën sot.”

Morgan ishte nominuar për Oskar për rolin e tij si Nelson Mandela në filmin ‘Invictus’. Dhe kjo nuk është hera e parë që ai ngatërrohet me Nelson Mandelën, për shkak të ngjashmërisë. (lajmi.net)

Morgan-Freeman-Nelson-Mandela-presentation