Studentët e Fakultetit të Edukimit dhe profesoresha Devolli ndihmojnë fëmijët me nevoja të veçanta

Prof. dr. Ardita Devolli dhe studentët e Fakultetit të Edukimit kanë ndihmuar fëmijët me nevoja të veçanta dhe familjet e tyre në qendrën "The Ideas Partnership", Fushë Kosovë.

Lajme

27/05/2017 18:56

Profesoresha Ardita Devolli në kuadër të Fakultetit të Edukimit të UP-së dhe në bashkëpunim me udhëheqësit dhe studentët e Fakultetit të Edukimit, përkatësisht studentët e masterit Edukimi Inkluziv, programit fillor dhe atij parashkollor, kanë ndërmarr një akt bamirësie për fëmijët me nevoja të veçanta të Fushë Kosovës.

Në këtë akt bamirësie ka ndihmuar edhe “Devolli Corporation” për bartjen dhe transportin e dhuratave.

Përveç kësaj iniciative të ndërmarr sot, prof. dr. Devolli së bashku me studentët e programeve Edukimi dhe zhvillimi në fëmijërinë e hershme, Fillor dhe të atij të Edukimit inkluziv, gjatë këtyre ditëve kanë qenë mjaft aktiv në ndihmën e fëmijëve me nevoja të veçanta edhe në komunën e Pejës.

Kështu, ata të hënën (22.05.2017), vizituan Qendrën burimore për mësim dhe këshillim “Dr. Xheladin Deda”, ku dhuruan mjete didaktike dhe gjësende të punuara enkas nga studentët për nxënësit me dëmtime në të parë që frekuentojnë këtë Qendër. /Lajmi.net/

ballina2 ballina3