Struga ofron organizimin e Javës kulturore të Kosovës

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Kujtim Shala priti kryetarin e Komunës së Strugës, Zijadin Sela, me të cilin u bisedua për nevojën e intesifikimit të aktiviteteve të përbashkëta kulturore.

ShowBiz

20/04/2015 18:04

Përmes një njoftimi për media, u tha se me iniciativën e kryetarit Sela u propozua organizimi i një jave kulturore në Strugë.

“Kjo javë kulturore synohet të realizohet nga Komuna e Strugës, në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të Republikës së Kosovës dhe Ministrinë e Kulturës së Republikës së Shqipërisë. Në kuadër të Javës Kulturore planifikohet të realizohen aktivitete të ndryshme kulturore dhe artistike”, thuhet në njoftim.

Ministri Shala e mirëpriti këtë iniciativë dhe gjithashtu u dakordua në parim që ky aktivitet të realizohet gjatë këtij viti, me përfshirjen edhe të grupeve kulturore dhe artistike nga Kosova.