Strootman injoron Man Utd-in

Mesfushori i Romës, Kevin Strootman ka insistuar se nuk mendon për asnjë klub tjetër përveq Giallorossëve.

Sport

08/01/2015 18:27

Manchester United duket se duhet të harrojë mundësinë e transferimit të mesfushorit të Romës, Kevin Strootman.

Ylli holandez, objektiv i kahershëm i gjigantit anglez, ka insistuar se nuk mendon për asnjë klub tjetër përveç Giallorossëve.

“Kam nënshkruar kontratë për pesë vite me Romën dhe kam luajtur vetëm 6-7 muaj, kjo është gjëja më e rëndësishme për mua. Nuk mendoj për klubet tjera, do të ishte mungesë respekti. Mendoj vetëm të bëj më të mirën për këtë skuadër”, deklaroi Strootman për “Sky”.

Mesfushori është rikuperuar plotësisht nga lëndimi i rëndë i gjurit.