Stresi vjen me album

Gjersa po shijon suksesin e këngës së tij të fundit në bashkëpunim me Morena Tarakun të titulluar “Ki me bo”,reperi Stresi po punon për projektet e radhës.

ShowBiz

08/06/2015 12:00

Në një bisedë për Lajmi.net reperi nga Shqipëria zbuloi se brenda muajit qershor do të vijë me album.

“Albumi do të dalë gjatë këtij muaji dhe përmban diku 12 ose 13 këngë dhe titullohet “Stresinjo”,tha Stresi duke shtuar se ky album do të shoqërohet me 3 videoklipe,xhirimet e të cilëve thuajse kanë përfunduar.

Reperi për këto projekte ka punuar gjatë qëndrimit në Prishtinë ku edhe qëndroi për një kohë para se të kthehej javën e kaluar në Shqipëri pas 4 muaj arratisje.(Lajmi.net)