Stresi uron nënën për ditëlindje nëpërmjet këtij imazhi

Reperi Stresi ani pse njihet si një mashkull problematik kohëve të fundit e kemi parë se ka ndryshuar.

ShowBiz

07/12/2017 14:43

Ai madje është bërë edhe një njeri shumë familiar kështu duke kaluar moment të këndshme me më të dashurit, shkruan lajmi.net

Së fundmi e kemi parë se e ka surprizuar shpesh nënën e tij në zyrë duke i dërguar lule e sot ka zgjedhur që nëpërmjet publikimit të një fotografie ta uroj atë me rastin e ditëlindjes.

‘’ Sot eshte Ditelindja Jote Mam : Nëna është ajo e cila e përkund djepin me të majtën e saj, kurse botën me të djathtën e saj.Sikur të ishte bota në njërën pëllëmbë të dorës time, kurse nëna në pëllëmbën tjetër të dorës, e unë.. do ta zgjedhja nënën!E ardhmja e fëmijës, varet nga nëna.Nëna ime është ajo e cila më ka ndërtuar. Vërtetë e tërë bota është e vogël, kurse nëna, mbetet gjithnjë e madhe! Nëna është një kandil i shenjtë që m’i ndriçon netët e jetës, me modestin dhe stilin e saj të lehtë të një amërisë. Duaje Nenen Rrespektoje Dhe Do Vdesesh I Lumtur luv u mom’’, ka shkruar Stresi./Lajmi.net/