Stresi tregon për raportin me të fejuarën pas lirimit nga burgu

Stresi së fundmi është përballur me diçka jo fort të këndshme.

ShowBiz

18/04/2018 09:49

Para pak ditësh ai bashkë me miqtë e tij janë arrestuar pasi u gjetën duke konsumuar kokainë në një lokal bastesh sportive në rrugën ‘Ali Pashë Gucia’, shkruan lajmi.net

Kujtojmë se ai pati kërkuar lirimin e menjëhershëm duke u arsyetuar se është përdorues droge por nuk e shet atë dhe bashkë me miqtë  e konsumon vetëm kur gjen.

Në anën tjetër Arkimed Lushaj është i fejuar me një vajzë tejet simpatike me të cilën tregon se nuk ka ndryshuar raporti edhe pas arrestimit dhe lirimit nga burgu.

Ai madje vazhdon të jetë një ‘djalë i keq’ i dashuruar marrëzisht./Lajmi.net/