Stresi tallet me këngën e Argjentinës e Flori Mumajesit!

Kënga ‘Ku isha unë’ e interpretuar nga Flori Mumajesi dhe Argjentina Ramosaj, përveç se është shumë e pëlqyer nga publiku, ajo në të njëjtën kohë është bërë pre e talljeve të ndryshme.

ShowBiz

16/02/2015 15:03

Pjesës së këngës ‘Ku ishe ti?’ asaj i është bashkuar edhe pjesa ‘në autobus për Hungari’.

Por, shaka të tilla me këtë këngë po bën edhe reperi nga Shqipëria, Stresi. Ai ka postuar një fotografi në rrjetet sociale, ku pjesën e lartë është pjesa e kësaj këngë ‘Ku ishe ti’ ndërsa poshtë saj shkrimi ‘3000-4000 milje larg’.

E këto fjalë, Stresi i ka lidhur me arratisjen nga policia të cilën e kishte bërë para disa ditësh.

Stresi