Stresi po vjen me këngë të re

Reperi Stresi është goxha aktiv me projekte të reja muzikore.

ShowBiz

11/06/2018 09:21

Pasi riktheu llogarinë e tij në rrjetin social Instagram, reperi ka paralajmëruar se shumë shpejt do të publikohet kënga e tij më e re, shkruan lajmi.net.

“Shumë shpejt kënga e re “Gun shoot”, ka shkruar reperi Stresi mbi një video që postoi në llogarinë e tij në Instagram.

Kujtomë që projekti i fundit nga Stresi është “GTA”, këngë kjo e publikuar gjatë muajit prill dhe u prit mirë nga fansat e tij.

Sa i përket jetës private, reperi disa muaj më parë është fejuar me të dashurën e tij, Kejsin. /Lajmi.net/