Stresi po vjen me këngë të re, këtë herë duet

Reperi Stresi është artist shumë i pëlqyer shqiptar.

ShowBiz

19/01/2018 22:45

Ai është shumë i komentuar si për jetën profesionale ashtu edhe private, shkruan lajmi.net.

Së fundi, ka qenë kryetemë e medieve rozë ribashkimi i tij me të dashurën Kejsi, me të cilën ishte ndarë gjatë 2017-ës.

Në llogarinë e tij në Instagram, reperi ka paralajmëruar projektin e ri, të cilin e sjell në duet, por nuk ka preferuar të zbulojë se me kë.

“GTA” do të mbajë titullin kënga më e re nga Stresi, ndërsa kujtojmë që projekti i fundit i tij ishte “Sa herë e don”, në bashkëpunim me Anxhelo Kocin dhe Flor Banën. /Lajmi.net/