Stresi përkrah babait: Me shpirt jam aty me ju për të protestuar kundër kësaj klike të ndyrë

Sot në Shqipëri protestohet kundër qeverisë "Rama".

ShowBiz

16/02/2019 10:21

Partitë opozitare, prej më shumë se një muaji kanë thirrur shqiptarët në protestë në kryeqytet për të rrëzuar kryeministrin Edi Rama dhe për t’i hapur rrugë krijimit të një qeverie që do të përgatisë vendin për zgjedhje të parakohshme parlamentare, shkruan lajmi.net.

E për këtë ka reaguar edhe reperi shqiptar, Stresi i cili në Instagram publikoi një imazh me babain e tij, i cili thuhej se në të kaluarën ka qenë bashkëpuntor i afërt i Sali Berishës.

“Mblidhuni sot e te jeni më shume se kurre. Me shpirt jam aty me ju per te protestuar kunder kesaj klike te ndyre. Mos u dorzoni .Ju perqafoi me shpirt ! STRESI. #admin”, ka shkruar Stresi në Instagram.

Ndryshe, Stresi është akoma në burg por në rrjetet sociale është mjaft aktiv dhe poston vazhdimisht. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/Bt78epTA4_9/