Stresi orientonte shitësit e drogës! Si u përgjua dhe çfarë roli pati në grup

Arrestimi mbrëmjen e kaluar e Arkimed Lushajt bëri bujë në mediat shqiptare, për faktin se 31-vjeçari me gjithë karakterin rebel merret me art dhe nuk pritej aq më tepër të ishte anëtar i një grupi kriminal.

ShowBiz

18/10/2018 13:42

Stresi i cili mbrëmë u arrestua akuzohet për trafik droge dhe krime kundër personit. Ndërkohë “BalkanWeb” mëson detaje të tjera nga arrestimi i Stresit dhe roli i tij në këtë grup.

Sipas BallkanWeb ai është përgjuar teksa komunikon me disa persona për trafikun e drogës. Po kështu në përgjimet ambientale dhe ato telefonike Stresi është kapur duke orientuar shitësit të çojnë drogë në disa vende kryesisht lokale.

Po kështu burime të sigurta nga policia thanë përtë njëjtin medium se në grupin kriminal Stresi nuk ka rol drejtues por periferik.

Urdhër arresti ndaj tij u ekzekutua mbrëmjen e kaluar pasi kishte informacion se do ikte jashtë shtetit.

Ndërkaq burime nga policia bëjnë të ditur se në ditët në vijim të ketë arrestime të tjera në Tiranë, të dyshuar si pjesë e grupit kriminal ku bënte pjesë dhe Stresi.

Ky grup dyshohet se vepronte me shitjen e drogës në zonën e bllokut, por edhe ne periferi të Tiranës. Policia po mban në vëzhgim edhe disa persona të tjerë.

Në vazhdim, video nga momenti i arrestimit:

YouTube player