Stresi në ‘Kënga Magjike’ e ka marrë me vete një person shumë të rëndësishëm për të

Edhe sivjet Stresi ka zgjedhur të jetë i pranishëm në festivalin e këngës 'Kënga Magjike 2018'.

ShowBiz

14/10/2018 16:42

Reperi i njohur shqiptar është rikthyer sërish në ‘Kënga Magjike’ dhe sot kur po mbahet edicioni i 20-të i saj do ta publikoj premierën e këngës dedikim për nënën, shkruan lajmi.net

‘Të du mom’  titullohet ky projekt muzikor dhe duke qenë se kënga është dedikim për të, Stresi ka zgjedhur që ta marrë me vete edhe nënën për ta shoqëruar.

Vitin e kaluar ai u prezantua me këngën ‘Sa her e don’ që e kishte në bashkëpunim me Flor Bana dhe Angjelon dhe treshja fituan në kategorinë “Çmimi i WebInternetit”.

Para se të fillonte ceremonia e ndarjes së çmimeve, Stresi kishte vizituar varrin e Gojart Lushajt, familjarit të tij të ndjerë të cilit i kishte premtuar se do merrte një çmim për të.

Mbetet të shihet nëse do ta fitoj ndonjë çmim këtë vit./Lajmi.net/