Stresi lirohet nga vitaminat B e C

Nëse dëshironi të liroheni nga stresi, tashmë e keni përgjigjen. Ky fenomen shkakton ndryshime në relacionet metabolike si dhe zvogëlon kompleksin e vitaminave B dhe vitaminën C. Mungesa e vitaminës B, shkakton nervozen dhe zemërimin. Disa komplekse të vitaminave B përmbajnë edhe vitaminën C, prandaj përdorimi i tyre është ideal për lirimin nga stresi dhe…

Lifestyle

09/11/2013 14:00

Nëse dëshironi të liroheni nga stresi, tashmë e keni përgjigjen. Ky fenomen shkakton ndryshime në relacionet metabolike si dhe zvogëlon kompleksin e vitaminave B dhe vitaminën C. Mungesa e vitaminës B, shkakton nervozen dhe zemërimin. Disa komplekse të vitaminave B përmbajnë edhe vitaminën C, prandaj përdorimi i tyre është ideal për lirimin nga stresi dhe rregullon ekuilibrin shëndetësor.

Përveç kësaj, vitaminat B (B1, B2, B6, B9, B12) janë të nevojshme për lirimin e energjisë që e marrim me anë të ushqimit, prandaj janë të rëndësishme dhe duhet marrë rregullisht.

Shumica e njerëzve e njohin vitaminën C për dobitë e saj në forcimin e imunitetit.

Por, vitamina C mund gjithashtu të ndihmojë nëse vuan nga stresi kronik apo stresi i tepruar. Kjo vitaminë posedon përbërës anti-stresues dhe mund të ndihmojë trupit tuaj në prodhimin e serotonit, një neurotransmetues që ka efekt qetësues.