Stresi: Jam penduar, nga drejtësia kërkoj mëshirë (Video)

Reperi Stresi është shfaqur i penduar pas gjyqit të sotëm ndaj tij, i cili nuk mori asnjë vendim, por u shty për në datën 8 korrik.

ShowBiz

01/07/2015 13:33

Ka qenë vetë reperi me të dal nga dyert e gjykatës, i cili ka dhënë një prononcim për A1 Report rreth ecurisë së procesit gjyqësor ndaj tij. “Gjyqi u shty me datë 8, ajo çfarë do të vendoset do të jetë përfundimtare,”-është shprehur Stresi.

Gjithashtu ai shtoj se kërkon nga drejtësia shqiptare të penalizohet sa më pak madje duke kërkuar edhe mëshirë: “Nga drejtësia kërkova që të penalizohem minimalisht, të kenë pak mëshirë për mua.” Stresi përfundoi prononcimin e tij duke thënë se është penduar për veprimet e tij të jashtëligjshme.

Stresi ka qenë shoqëruar në ambientet e komisariatit numër 3 për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Pas arratisjes ai ka publikuar shpesh foto dhe statuse të ndryshme në rrjetet sociale duke dhënë edhe versione të ndryshme të vendit se ku ndodhet, ku më e fundit ka qenë gjatë ditës së zgjedhjeve lokale ku pasi u arrestua u la sërish i lirë nga policia. /A1 Report

YouTube player