Stresi habit të gjithë: Disa siç hyjnë në jetën tonë ashtu edhe dalin pa lënë fare gjurmë!

Jemi mësuar ta shohim duke bërë postime të shpeshta nëpër rrjete sociale.

ShowBiz

13/09/2018 16:20

Mirëpo së fundmi Stresi ka habitur të gjithë me disa fjalë që ka shkruar pranë një fotografie në Instagram, shkruan lajmi.net

”Ne jeten tone hyjne dhe dalin shume njerez! ! Secili prej tyre na meson dicka me sjelljen qe ka ndaj nesh! Dikush te do per ate qe je , ndan Momentet e bukura ato me pak te bukura etj ! Disa siç hyjne ne jeten tone ashtu edhe dalin pa lene fare gjurme! Te braktisurin, braktise… Eshte I mbaruar i deshtuar nuk ka asgje per te humbur me ! Ti te pakten je i sinqerte dhe aty ku lendohesh i thua stop! Po keto tjerat qe i thone shoqe njera-tjetres dhe urrehen e mezi presin ndonje status qe shkruan ti per te shprehur mllefin qe kane ! i ligu nuk mund te behet i mire, aq ka aq te jep! Bad boy 4 Life dhe njeri me bonsens!”, ka shkruar ai duke mos dhënë ndonjë sqarim nëse këtë status po ia dedikon ndonjë personi të veçantë.

Ajo çfarë dihet është se statusi në fjalë nuk ishte për Keisin. Dikur është diskutuar për një ndarje të mundshme mes tyre mirëpo reperi nga Shqipëria e ka mohuar kategorikisht një gjë të tillë.

Ndryshe ai njihet për problemet që ka pasur me disa prej kolegëve, e kujt ia ka dedikuar këto fjalë mbetet ta marrim vesh shumë shpejtë. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BnqrbjmnrVj/?taken-by=stresi